03 Maj 2025

Pranohet dosja e Eposit të Kreshnikëve për aplikim në UNESCO

Prishtinë, 30 maj - Kryetari i Komisionit qeveritar për kompletimin e dosjes së Eposit të Kreshnikëve për aplikim në UNESCO, prof.dr.Zymer Neziri i ka dorëzuar sot Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dosjen e përfunduar për aplikim, si dhe  ka njoftuar me gjithë punën që e ka përcjellë këtë proces për disa vjet.

Neziri ka falënderuar Ministrin Krasniqi për përkrahjen e vazhdueshme dhe ka shprehur kënaqësinë e tij që tashmë gjithë dosja është gati.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka përgëzuar profesorin Neziri për punën që ka bërë, bashkë me anëtarët e tjerë të komisionit, profesor Shaban Sinanin dhe profesor Vasil Tole, deri më tash, si dhe për vullnetin e madh që gjithë kjo punë në fund të rezultojë me sukses.

Ai tha se është një hap i rëndësishëm që pas një pune disa vjeçare kjo dosje është kompletuar.

MKRS ka mbështetur në vazhdimësi profesorin Neziri dhe gjithë komisionin qeveritar që nga fillimi në gjithë përgatitjen e kësaj dosje.

Sa i përket aplikimit, Ministri Krasniqi ka thënë që meqë tashmë gjitha çështjet konsiderohen të kryera Kosova do të presë deri në anëtarësimin në UNESCO që, bashkë me Republikën e Shqipërisë, në pajtim  me marrëveshjen e arritur më herët për këtë çështje, të aplikohet për futjen e Eposit të Kreshnikëve nën mbrojtje të UNESCO-s, si një vlerë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Ai shtoi se MKRS do ta trajtojë gjithë procesin më shumë kujdes dhe me një koordinim të plotë me Republikën e Shqipërisë.
Ministri ka thënë se Eposi i Kreshnikëve duhet po ashtu që t’i prezantohet sa më shumë  në trevave ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë që kjo trashëgimi të ruhet sa më shumë dhe që gjeneratat e reja të dinë sa më shumë për të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)