28 Prill 2024

Pornostari i Sheen tenton vetvrasjen

Hollywood, 16 mars - Pasi u vendos në qendër të vëmendjes së mediave rozë një muaj më parë për një natë të kaluar me kokainë dhe seks me aktorin Charlie Sheen, pornostari Kacey Jordan rikthehet të bëjë bujë me një tentativë të dështuar për vetvrasje.

Sipas revistës “TMZ”, vajza tentoi të hiqte dorë nga jeta të hënën, nëpërmjet një kokteili miks me pilula dhe alkool.

Qëllimi i saj për t’u vetvrarë ishte bërë i qartë që disa orë më parë, nëpërmjet postimit të statusve që flisnin qartë në një rrjet shoqëror.

Policët e gjetën në dhomën e hotelit ku ndodhej të shtrirë mbi krevat dhe të rrethuar nga mjekime, gota të thyera dhe alkool në të gjitha anët.

Ajo kishte edhe disa prerje në kyçe, por jo aq të thella sa për t’i shkaktuar vdekjen nga hemoragjia. E dërguar në spital, mjekët nuk janë në gjendje të shpjegojnë se si vajza i mbijetoi kësaj tentative vetvrasje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)