03 Maj 2024

Poloni, protesta kundër koncertit të Madonnës

Varrshavë, 1 gusht - Grupime katolikësh dhe veteranësh në Poloni po protestojnë kundër një koncerti të Madonnës, pasi ai bie në një ditë me përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës.

Ata po u bëjnë thirrje atyre që posedojnë një biletë për të bojkotuar shfaqjen e së mërkurës, e cila vjen 68 vjet pas revoltës së qytetit kundër pushtimit nazist.

Organizatorët e koncertit kanë rënë dakord për të treguar një klip të shkurtër për ngjarjet e vitit 1944 para performancës së “divës së popit”.

Çdo vit, polakët përkujtojnë 200.000 jetët e humbura gjatë kryengritjes.

Një grup Katolik i quajtur “Krucjata Mlodych”, ose Kryqëzata e Rinisë, ka filluar një fushatë në internet duke u bërë thirrje njerëzve që të mos marrin pjesë në koncert.

Ata thonë se më shumë se 50.000 njerëz kanë nënshkruar për fushatën e tyre “Don’t go to see Madonna”(Mos shko të shohësh Madonën).

Grupi thotë gjithashtu se janë mbajtur shërbime masive dhe seanca lutjesh në rrugë anti-Madonës.

Ata akuzojnë këngëtaren për ofendim të besimit të tyre nëpërmjet përdorimit të kryqit që digjet dhe kurorës me gjemba në skenë. Ata thonë gjithashtu se ajo promovon pornografinë dhe devijimin seksual.

Tabelat promovuese të koncertit përreth kryeqytetit janë shkarravitur me shenjën e ushtrisë polake, ushtria më e madhe nëntokësore në Evropën e pushtuar nga nazistët, raporton BBC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)