19 Maj 2024

Pique dhe Shakira bëhen prindër

New York, 28 dhjetor - Shakira ka lindur, foshnja është një djalë. I dashuri i këngëtares, Gerard Pique tepër i gëzuar, ka dhënë lajmin e lindjes nëpërmjet Twitter-it, duke thënë se cifti ishte "tepër i lumtur".

Duke shkruar në spanjisht, ai tha: "Lindi djali ynë! Jemi shumë të gëzuar! Falemnderit të gjithëve për mesazhet tuaja!".

Disa ditë para Krishtlindjes, Shakira kishte publikuar një foto shtatzënë në gjendje tepër të avancuar, teksa kërkonte për dhurata nëpër dyqanet e Barcelonës. Këngëtarja kolumbiane është emëruar së fundi i juristja më e re e edicionit amerikan të "The Voice", duke zëvendësuar Christina Aguilera-n.

Ky është fëmija i parë i këngëtares, e cila u bë e njohur në skenat muzikore kolumbiane e amerikano latine, në vitet ’90, përpara se të futej fuqishëm mes turmave anglishtfolëse të SHBA-ve. Shakira e bëri të ditur shtatzaninë e saj nga mesi i shtatorit, në faqen e saj personale.

Futbollisti Pique ka konfirmuar së fundi në një intervistë radiofonike, se e dashura e tij nuk po planifikonte ngadalësimin e punëve të saj, madje ajo është duke u përgatitur për publikimin e albumit të saj të ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)