Pesë këngët më të preferuara në SHBA

Washington, 9 mars - Një nga këngët më të preferuara nuk arriti të fitonte një çmim Oscar, por megjithatë ende mbetet në pesëshen më të mirë.
Në vendin e pestë ndodhet kënga e Beyonce dhe Jay Z Drunk in Love. Çifti kohët e fundit ka interpretuar në Londër; hollësitë pas këngës.
Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z zënë edhe kësaj jave vendin e pestë me Drunk in Love. Beyonce ka qenë në turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Jay Z interpretoi me të në skenë në Arenën O2 të Londrës po të njëjtën këngë.
Beyonce ishte në Londër deri më datë 6 mars, dhe pastaj shkoi për tre koncerte në Dublin të Irlandës.
John Legend me këngën All of Me javën e shkuar ishte në vendin e 11, por këtë javë u ngjit në vendin e katërt.
John Legend ngjitet nga vendi i 11 në të katërtin me All of Me. Kjo është diçka e re për të, se edhe pse ai është një artist i arrirë i cili ka fituar nëntë çmime Grammy, ai nuk kishte patur një këngë që të arrinte në renditjen e revistës Billboard as për 20 më të mirat më parë.
Ndërsa Jason Derulo qëndron në vend numëro, në të tretin me këngën Talk Dirty, një bashkëpunim me 2 Chainz.
Jason Derulo dhe 2 Chainz qëndrojnë në vendin e tretë me Talk Dirty, e cila zuri vendin e parë në renditjet e disa vendeve të tjera, nga Australia në Mbretërinë e Bashkuar. Jason sapo nxorri në treg edhe një version në spanjisht të këngës.
Nga ana tjetër, Katy Perry humbi kryesimin e renditjes kësaj jave, duke zënë vendin e dytë me Dark Horse.
Katy Perry zbret nga maja e renditjes në vendin e dytë me Dark Horse, një bashkëpunim me Juicy J i grupit Three 6 Mafia. Ndërkohë, Dark Horse ende kryeson renditjen për këngët pop.
Ndërsa Pharrell Williams mund të ketë kuptuar se fitoret dhe dështimet mund të ndodhin njëkohësisht. Hollësitë pas këngës së tij Happy e cila kryeson renditjen kësaj jave.
Pharrell Williams arrin të kryesojë renditjen e 100 këngëve më të mira të revistës Billboard me Happy. Edhe pse kjo është kënga e katërt e tij që arrin të zëjë vendin e parë, është e para e tij si artist kryesor. Por Happy nuk arriti të fitonte çmimin Oscar për Këngën Origjinale më të Mirë...megjithatë ai pati kënaqësi ta interpretonte gjatë programit. Fituesja e asaj kategorie ishte Let it Go nga filmi vizatimor i Disneyt Frozen.