Pesë këngët më të mira të javës

Los Angeles, 3 qershor - Do të njiheni tani me pesë këngët më të mira të javës sipas klasifikimit të Revistës Billboard.
Në vendin e pestë, Rihanna dhe Mikky Ekko qëndrojnë për të dytën javë me rradhë me këngën Stay. Edhe kur është jashtë vendit, Rihanna nuk mund tu shpëtojë debateve online detajet do ti mësoni më vonë.
Rihanna dhe Mikky Ekko mbajnë vendin e pestë me Stay. Ndërsa Rihanna është në turne në Evropë deri në fund të korrikut, debatet këtu në vend ende e ndjekin atë pas. Më 26 maj, aktorja Amanda Bynes publikoi mesazhe përçmuese për Rihannan në Twitter dhe menjëherë tha se mesazhet i kishte dërguar dikush tjetër.
Bruno Mars mban vendin e katërt me When I Was Your Man. A do të jetë Bruno një nga gjyqtarët në garën American Idol? Do të dëgjoni më shumë për këto thashetheme pas këngës.
Bruno Mars në vendin e katërt me When I Was Your Man. Organizatorët e garës American Idol thuhet se kërkojnë të rigjallërojnë këtë shfaqje vitin e ardhshëm dhe gazetari i thashethemeve në internet Perez Hilton thotë se Bruno është mes të përzgjedhurve të tyre për gjyqtarë. Ai citon një burim të ketë thënë se Harry Connick, Jr. dhe ish fituesja e American Idol Kelly Clarkson janë gjithashtu pretendentë.
Në vendin e tretë këtë javë gjejmë Justin Timberlake - me Mirrors.
Justin Timberlake kaloi edhe një javë tjetë në vendin e tretë me Mirrors. Në korrik, Justin fillon një turne me Jay-Z për 14 shfaqje në Amerikën e Veriut. Në shtator ai do të ketë një prezantim në festivalin Rock In Rio në Brazil që Justin thotë se do të paraqesë këngë të reja nga albumi i tij i dytë.
Pink dhe Nate Ruess (ROOSE) janë edhe këtë javë në vendin e dytë me këngën Just Give Me A Reason. Pink kohët e fundit arriti një rekord në Australi. Hollësitë i dëgjoni pas këngës.
Pink dhe Nate Ruess nga grupi fun mbajnë vendin e dytë me Just Give Me A Reason. Pink është shumë popullore në Australi. Ajo do të luajë në 46 koncerte gjatë turneut të saj të ardhshëm në Australi përfshi arritjen e një rekordi, duke u shfaqur 18 herë në Stadiumin Rod Laver në Melburn. Turneu fillon më 25 qershor në Perth.
Për të tretën javë me rradhë Macklemore, Ryan Lewis, dhe Ray Dalton janë në vendin e parë të klasifikimit me këngën Cant Hold Us. Mund ti shoqëroni duke kënduar edhe ju bashkë me ta.
Macklemore, producenti i tij Ryan Lewis, dhe vokalisti Ray Dalton mbajnë vendin e parë për të tretën javë me Cant Hold Us. Kjo këngë u rradhit e treta në Britani, ku Macklemore dhe Ryan interpretuan të hënën më 27 maj në Londër.