03 Maj 2024

Perry: Nuk kam probleme martesore

Londër, 11 shkurt - Këngëtarja e famshme britanike, Katy Perry, hodhi poshtë zërat se martesa e saj me Russell Brand është futur në krizë.

Disa ditë më parë, “US Life & Style” shkruante se “vetëm tre muaj pas martesës, Perry dhe bashkëshorti i saj janë duke përjetuar probleme që i kanë detyruar të takojnë një psikolog për të biseduar situatën”.

Sipas revistës amerikane, karriera i kishte tërhequr të dy në drejtime të ndryshme, por zëdhënësja e këngëtares deklaroi për një të përditshme angleze:

“Historia është tërësisht e pavërtetë dhe e fabrikuar. Perry dhe Brand janë shumë mirë bashkë”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)