27 Prill 2024

“Peregrina” e Liz Taylor shitet për 11 milionë dollarë

New York, 14 dhjetor - “Peregrina” e famshme, perla unike e shekullit XVI që ishte pjesë e koleksionit të xhevahireve të Elizabeth Taylor, është shitur nga Christie’s në New York për 11.84 milionë dollarë.

Ky është një rekord botëror përsa i përket shitjes së një bizhuterie me perlë. Perla, e varur në një varëse me diamantë, rubinë dhe perla të tjera është një dhuratë që Richard Burton i ka bërë divës së kinemasë.

Cmimi fillestar i “Peregrina”-s ishte 3 milionë dollarë. Ankandi i Christie’s u hap të martën për koleksionin e ish-divës së Hollywood-it Elizabeth Taylor dhe nga shitjet u grumbulluan plot 116 milionë dollarë. Vetë organizatorët prisnin që shifra të mos ishte më e lartë se 30 milionë.

Ankandi i Christie’s do të vazhdojë të mërkurën me koleksionin e rrobave të Taylor ku bien në sy fustane të Pucci-t të viteve ’60, xhaketa të Versace-s dhe disa veshje të Christian Dior.

Elizabeth Taylor u nda nga jeta në marsin e kaluar në moshën 79-vjeçare pas një infarkti në zemër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)