Penelope Cruz, nudo për filmin e ri

Napoli, 23 prill - Penelope Cruz ka xhiruar një skenë gjysmë-nudo në filmin italian Venuto al Mondo.
Aktorja e famshme spanjolle ka xhiruar skenën e nxehtë me aktorin Emile Hirsch dhe fotot e para janë publikuar nga The Sun.
Filmi tregon historinë e një nëne beqare e cila çon djalin e saj në Sarajevë, aty ku bashkëshorti i saj vdiq në luftën e Bosnjes 16 vite më parë.
Kujtesa e çon në momentet intime me partnerin e saj Diego, i cili ndenji në Sarajevë kur ajo u largua nga qyteti me djalin e vogël.