28 Prill 2024

Parry-Twilight, më të mirët sipas internetit

Los Anxhelos, 7 janar - Këngëtarja Katy Parry dhe filmi Twilight u përzgjodhën nga votat e 175 milion personave në internet si më të suksesshmit e vitit 2010, ndërsa çmimet u ndanë në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Los Anxhelos.

Parry, e cila tërhoqi çmimin e veshur me një fustan të mrekullueshëm ngjyrë vjollcë, fitoi gjithashtu çmimet e “Këngëtares më të Mirë Femër” dhe “Sensacionit Më të Madh Online”.

Tëilight u zgjodh si filmi më i suksesshëm i vitit nga publiku dhe yjet protagonistë në të, Robert Pattinson, Kristen Stewart e Taylor Lautner tërhoqën çmimin. Për filmin shkuan edhe çmime të tjerë, si ajo e “Aktores më të Mirë Femër” për Lautner apo e “Efekteve më të Mira Televizive”.

Fitues të tjerë të mëdhenj të mbrëmjes, në disiplina të tjera ishin Rihanna, Eminem, Taylor Sëift, Sir Elton John apo Jake Gyllenhaal.

Midis personazheve më të njohur që merrnin pjesë në eveniment ishin Jennifer Aniston, Adam Sandler, Mila Kunis, Macaulay Culkin, Justin Bieber, Selena Gomez apo Kim Kardashian.

Çmimi jepet që prej 36 vitesh, me John Ëayne e Barbara Streisand si fituesit e parë në vitin 1975.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)