05 Maj 2024

Paris Hilton sërish mik me ish-të dashurin

New York, 23 qershor - Paris Hilton ka këmbëngulur se ajo gjithmonë do ta ketë mik ish-të dashurin Cy Waits, pas ndarjes së tyre kohë më parë.

30-vjeçarja e cila ishte ndarë nga pronari i klubeve të natës pas një lidhje një-vjeçare, ka pohuar se ajo gjithmonë do ta ketë mik ish-të dashurin dhe nuk sheh arsye për t`i ndërprerë marrëdhëniet miqësore.

“Ne jemi miq. Ai është djalosh i mirë dhe ai gjithmonë më ka trajtuar në mënyrë fantastike dhe do të jemi gjithmonë miq të mirë”, theksoi Hilton duke shtuar se Cy e ka penguar shumë kur ia lexonte sms-të.
 
Paris Hilton dhe i dashuri i saj ndryshe prej tashmë një viti e gjysëm, Cy Waits, janë ndarë “miqësisht”. Bukuroshja 30-vjeçare dhe pronari i klubeve në Las Vegas, thanë se po e “rivlerësojnë” lidhjen e tyre.

“Ata janë të thyer. Është dëshpëruese, ajo kujdeset shumë për të dhe mendoj se ai është një djalë i shkëlqyeshëm por ata vërtet kanë marrë një rrugë pa fund”.

“Cy e kishte të vështirë të jetonte jetën e tij me të në qendër të vëmendjes dhe kjo shkaktoi ndarjen e tyre, pa dramë, është miqësore, por gjërat nuk funksionuan”, ka thënë një burim i afërm me çiftin për US Weekly.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)