Parfumi i Beyonces, më i shituri
Londër, 17 gusht - Parfumi debutues i Beyonces, “Heat” është parfumi më i shitur i ndonjë ylli në Britani, duke mposhtur atë “Butterflies” të Coleen Rooneyt.
29 vjeçarja e cila lançoi parfumin, ka mposhtur “Butterflies” nga Coleen Rooney, duke u shpallur parfumi më i shitur nga dyqanet më të mëdha britanike.
I treti në listë ishte natyrisht David Beckham, ndërsa Victoria doli e dhjeta me parfumin “Signature”.