27 Prill 2024

Pamela rikthehet në kopertinën e “Playboy”

SHBA, 18 dhjetor - Edhe pse Pamela Anderson kishte deklaruar për ‘Vancouver Sun’ se nuk do të pozonte më kurrë nudo ose me bikini, nuk ka mbajtur premtimin.

Për herë të 13-të, Pamela Anderson shfaqet në kopertinën e revistës ‘Playboy’.

Reportazhi për të titullohet “La Dolce Pam” dhe në tetë faqe të revistës Anderson ka pozuar nudo.

Modelja kohët e fundit këmbëngulte se nuk do të pozonte më nudo sepse kjo gjë nuk ishte e mirë për fëmijët e saj.

“Kur pozon e zhveshur nuk mendon se do të kesh fëmijë dhe një ditë do të shohin ato foto”, kishte deklaruar Anderson. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)