Pamela Anderson, frikë në tren
Liverpool, 4 dhjetor - Pamela Anderson, ish-ylli i serialit ‘Baywatch’, kaloi momente frike mbrëmë kur policia arrestoi një person i cili po përpiqej të hipte në trenin ku do të udhëtonte ajo.
Mendohet se 21-vjeçari i arrestuar po ndiqte aktoren në stacionin e trenave ‘Lime Street’, në Liverpool.
Policia ndërhyri përpara se të ndodhte diçka e papëlqyeshme duke ndaluar këtë fans të çmendur.
Pamela Anderson ndodhej në Liverpool për të intrepretuar rolin e xhindit në një version të ‘Aladin’, në Empire Theatre.