04 Maj 2024

Pajtohen Spears dhe Hilton

Hollywood, 10 janar - Ish-mikeshat e ngushta, Britney Spears dhe Paris Hilton papritmas janë parë duke ndenjur së bashku të enjten, pasi u shfaqën si mysafirë në një darkë të njëjtë në Hollywood.

Britney nuk kishte punë me Parisin që nga viti 2008, kur Spears përjetoi problemet në jetën e saj, siç ishte humbja e kujdestarisë së fëmijëve dhe ndarja nga bashkëshorti.

Tani kur Spears është rikthyer në binarë, duket ta ketë harruar të kaluarën, pasi edhe Hilton edhe Britney ishin paraqitur para fotografëve të pranishëm në darkën në fjalë.

“Britney turpërohej nga shumica e njerëzve aty. Por, ajo dhe Paris u përqafuan dhe biseduan për disa momente”, theksoi një dëshmitar okular. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)