OSBE, 10 vjet në mbështetje të kampit arkeologjik Ulpiana

Prishtinë, 29 gusht - Misioni i OSBE-së, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Instituti Arkeologjik dhe Muzeu i Kosovës do të paraqesin nesër artefaktet e nxjerra gjatë gërmimeve në lokalitetin e vjetër romak e bizantin të Ulpianës.
Ceremonia përmbyllëse mbahet në Ulpianë dhe shënon fundin e mbështetjes dhjetë-vjeçare të OSBE-së për kampin rinor arkeologjik multietnik.
Pjesëmarrësve do tiu drejtohen me një fjalë rasti Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi dhe Koordinatori i Kampit Ulpiana, Kemajl Luci.
Misioni i OSBE-së e ka përkrahur organizimin e kampit rinor arkeologjik që nga viti 2004, me qëllim promovimin e dialogut mes komuniteteve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Sivjet, në kamp kanë marrë pjesë 20 të rinj nga anë të ndryshme të Kosovës dhe nga rajoni i Evropës juglindore.