01 Maj 2024

Onda frenceze lanson ciklin tematik 'Bashkëpunim në Kontekst'

Prishtinë, 13 prill - Zyra Franceze për Qarkullimin e Arteve Bashkëkohore Performuese (ONDA) , për sezonën 2022-2023 ka lansuar një cikël tematik të quajtur " Bashkëpunimi në kontekst».

Ky cikël është lansuar në partneritet me Qendrën Multimedia (Kosovë) dhe Lokomotiva (Maqedoni e Veriut) si dhe me hapësira në Francë Festival d'Automne aÌ€ Paris, ThéaÌ‚tre Jean Vilar in Vitry-sur-Seine, Atelier de Paris / CDCN, Villette, Avant-SceÌ€ne Cognac, Vaguement compétitifs).

Ky cikël i cili bën bashkë artistë, programues e hulumtues përbëhet nga tri takime, dy në Francë (Paris dhe Cognac) dhe një në Prishtinë e Shkup.

Këto takime shërbejnë si hapësira për të reflektuar dhe diskutuar për modalitete të ndryshme bashkëpunimi të cilat marrin parasysh realitetet e kontekstit dhe mënyrat se si konteksti ndikon në krijimin, qarkullimin dhe në pranimin e veprave artistike.

Takimi i tretë dhe i fundit i këtij cikli do të mbahet në Prishtinë dhe Shkup nga 17 deri më 23 prill, ku pjesëmarrësit do të përfshihen në kontekstet e ndryshme të këtyre dy qyteteve, të udhëhequr nga dijet dhe përvojat e Qendrës Multimedia (Kosovë) dhe Lokomotivës (Maqedoni e Veriut)

Rreth 25 mysafirë nga Franca, Maqedonia e Veriut, Gjermania e vende të tjera, të asociuar me ONDA-n, do të kenë rastin të ndërveprojnë me skenën teatrore në Kosovë, përmes shfaqjeve e bashkëbisedimeve të ndryshme me artistë e grupe artistike.

Mes shfaqjeve që do të prezantohen me këtë rast, janë " The Handke Project » e Qendrës Multimedia; Performanca/Audio ecja nëpër gjurmët e kulturës underground të viteve të ’90-ta në Prishtinë me Florent Mehmetin; “Unë jam vetë grua” e Integras; “a.y.l.a.n” e Teatrit të Qytetit të Gjilanit dhe “Burrnesha” e Qendrës Multimedia.

Për disa vjet me rradhë, ONDA ka ndërmjetësuar dhe inkurajuar bashkëpunimin ndërmjet skenës franceze të arteve performuese dhe skenave artistike në Ballkan.

ONDA – Zyra Franceze për Qarkullimin e Arteve Bashkëkohore Performuese është organizatë e themeluar në vitin 1975 dhe e financuar nga Ministria Franceze e Kulturës.

Misioni i ONDA-s është të promovojë dhe mbështesë shpërndarjen e veprave të arteve performative nga të gjitha disciplinat, pa marrë parasysh nëse këto vepra janë krijuar në Francë apo jashtë saj.

ONDA udhëheq një rrjet të gjerë në Francë dhe përtej, organizon takime për shkëmbim dhe bashkëpunim artistik, ndihmon ekipe artistike në identifikimin e mundësive, këshillon programuesit në zgjedhjet e tyre artistike, mbështet financiarisht shpërndarjen brenda Francës të veprave artistike të arteve performative si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, si dhe bën hulumtime e studime për çështje që lidhen me krijimin artistik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)