21 Prill 2025

Oliver Stone planifikon të realizojë film për Snowden

Hollywood, 4 qershor - Regjisori i njohur amerikan dhe fituesi i çmimit Oskar, Oliver Stone po planifikon të realizojë një film mbi ish-kontraktorin Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden.

Zoti Stone njoftoi dje se ai do të shkruajë dhe do të drejtojë realizimin e një filmi të bazuar në një libër të gazetarit britanik Luke Harding mbi historinë e Snowden-it.

Regjisori i njohur amerikan së bashku me partnerin e tij dhe producentin Mortiz Borman, blenë të drejtat e filmit për librin e shkrimitarit Harding me titull \"The Snowden Files: The Inside Story of the World’s Most Wanted Man\".

Regjisori Stone tha se \"kjo është një nga historitë më të mëdha të kohës sonë. Një sfidë e vërtetë\".

Ky nuk do të jetë filmi i vetëm mbi Edward Snowden-in. Muajin e kaluar, Sony Pictures bleu të drejtat për realizimin e një filmi të bazuar në një tjetër libër për Snowden-in, atë të gazetarit Glenn Greenwald me titull \"No Place to Hide: Edward Snowden, the NSA and the U.S. Surveillance State\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)