Një muaj burg për Chris Brown


New York, 18 mars - Reperi amerikan, Chris Brown, do të vuajë rreth një muaj burg, për shkak të shkelje së lirimit me kusht.
Chris ishte i shtruar në një qendër rehabilitim, për shkak të diagnostikimit me çrregullim bipolar dhe stres post-traumatik, por u përjashtua nga qendra me 14 mars, sepse kishte thyer tri rregulla të këtij institucioni.
Menjëherë pas kësaj ngjarje ai u arrestua dhe burgos.
Gjykatësi e ka refuzuar kërkesën e tij për ta liruar dhe ka marrë vendim që ta mbajë në burg deri më 23 prill.
Po në këtë datë,reperi do të gjykohet edhe për një tjetër sulm fizik.