21 Prill 2025

Nis punën Task Forca kundër piraterisë dhe falsifikimit

Prishtinë, 16 gusht - Task Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit e themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,  në bazë të kompetencave të saj në zbatimin e Strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit, ka ndërmarrë sot veprime në teren kundër piraterisë dhe falsifikimit.

Sot, nga orët e mëngjesit me vendim të Task Forcës, Inspektorati i Tregut dhe në mbështetje të njësive operative dhe hetuese të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar kontrollime të pikave të shitjes së materialeve të cilat mbrohen me të drejtën e autorit.

Kontrollimet janë zhvilluar në Prishtinë dhe qendrat kryesore të Republikës së Kosovës. Në pikat e shitjes në të cilat janë gjetur materiale pirate, ato janë sekuestruar dhe Inspektorati i Tregut do të procedoj rastet e shkeljeve në Policinë e Kosovës dhe prokurorive kompetente.

Gjatë kontrollimeve është konstatuar se një numër i madh i pikave të shitjes nuk kanë poseduar materiale të paautorizuara. Kjo tregon se fushata kundër piraterisë që është zhvilluar nga data 15 Qershor  2013 deri me datën 15 Gusht 2013 ka qenë e suksesshme.

Task Forca falënderon dhe përshëndet të gjitha subjektet të cilat kanë bërë largimin nga shitja në mënyrë vullnetare të materialeve jo origjinale dhe të falsifikuara, dhe inkurajon të gjitha subjektet fizike dhe juridike që të prodhojnë, shpërndajnë dhe shesin vetëm material të ligjshëm dhe me leje paraprake nga mbajtësit e të drejtave.

Njoftojmë edhe një herë mbajtësit e të drejtave, subjektet të cilat bëjnë prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit, se Task Forca kundër piraterisë dhe falsifikimit, do të jetë në veprim dhe do te ndërmerr aksione të vazhdueshme në treg, duke instaluar sistemin e mbrojtjes së krijimtarisë intelektuale dhe luftën kundër piraterisë si një mision të përditshëm të institucioneve shtetërore.

Task Forca rikujton masat e parapara ligjore për shkeljen e të drejtave të autorit:

Sipas Ligjit për të Drejtat e Autorit, nëse personi juridik në kuadër të veprimtarisë së vet ose në biznes me të tjerët, shfrytëzon pa leje veprën e autorit ose lëndën nga të drejtat e përafërta, dënohet  me gjobë prej dymijë (2000) deri në dhjetëmijë(10 000) Euro.


Sipas Kodit Penal, kushdo që bënë shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, dënohet me gjobë dhe/ose  me burgim nga 3 muaj deri në 8 vjet. Sendet dhe pajisjet për prodhimin e produkteve që shkelin të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta konfiskohen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)