Nina Davuluri Miss America 2014

Atlantik Siti, 16 shtator - Nina Davuluri nga Nju Jorku është fituesja e konkursit të përvitshëm Miss America, duke fituar titullin për vitin 2014. Konkursi u zhvillua në Atlantik Siti.
Davaluri është me origjinë indiane dhe kjo është hera e parë që një indiane fiton garën legjendare në Shtetet e Bashkuara. 24-vjeçarja Nina Davuluri është nga Sirakuza e New Yorkut dhe ajo thotë se do ti përdori 50 mijë dollarët që shoqërojnë çmimin për të ndjekur studimet për mjekësi.
Davuluri interpretoi kërcimin karakteristik indian Bollywood, në njërën nga garat ku konkurueset shprehin talentin e tyre në kërcim.
Ajo dhe 52 konkurruese të tjera, një nga secili shtet amerikan, plus distriktin e Colimbias, Puerto Rikon dhe Ishujt Virgin, po ashtu u gjykuan nga juria në një intervistë personale, nga përgjigjet që i dhanë një pyetjeje nga salla, nga paraqitja e tyre me fustan mbrëmjeje dhe me rroba banje ,gjatë konkursit të transmetuar në television.
Gjatë vitit kur do të mbajë titullin Miss America, Nina Davuluri do të shërbejë si zëdhënëse për shoqatën jo fitimprurëse STEM, Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria dhe Matematika dhe do të punojë në Departmentin e Arsimit në Washington.