28 Prill 2024

Nicole Scherzinger ndryshon sitlin e të jetuarit

Los Angelos, 19 dhjetor - Nicole Scherzinger ka deklaruar se ka mësuar të qetësohet, të ulë ritmin dhe mbi të gjitha të kërkojë më pak nga vetja.

Ajo, ka vendosur të mos shkojë më edhe aq shpesh nëpër festa dhe nuk e kthen më shtëpinë e saj në një “klub nate”.

“Nuk ftoj shumë njerëz siç bëja më parë, festat që organizoj në shtëpi tashmë i kam më të qeta dhe më private”, u shpreh Scherzinger për revistën ‘Look’.

Gjithashtu ajo shton se nuk është më edhe aq strikte për paraqitjen e saj.

“Kam filluar të dal në publik me flokë të lëshuara dhe me shumë pak rregullim. Bëj edhe një “çmenduri” tjetër: ha pica duke parë filma. Kam mësuar të vlerësohem si femër dhe të mos jem shumë e ashpër me veten”, tha Scherzinger.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)