03 Maj 2024

Nicole Kidman shet shtëpinë për 16 milion dollarë

Manhattan, 8 gusht - Nicole Kidman ka shitur një nga shtëpitë e saj në Manhattan për 16 milionë dollarë.

Aktorja 45-vjeçare ka vendosur të braktisë rezidencen që e ka pasur në pronësi prej nëntë vitesh sepse po i bllokohej pamja, sipas ‘The Real Deal’.

Rezidenca ka tre dhoma gjumi e tre tualete dhe gjendet në katin e dymbëdhjetë të një godine, ku kanë shtëpitë e tyre edhe Hugh Jackman dhe Calvin Klein.

Në dy vitet e fundit Kidman e kishte dhënë me qira banesën për 45 mijë dollarë në muaj.

Mendohet se fituesja e një çmimi Oscar ka vendosur ta shesë pasi është bezdisur nga ndërtesat e larta që po ndërtohen përballë godinës ku kishte shtëpinë dhe që i bllokonin pamjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)