04 Maj 2024

Nelly inspirohet nga Mariah Carey

Los Angelos, 16 janar - Nelly beson se ai mund ta rikthejë suksesin që e ka pasur më herët në karrierën e tij, ndërsa ka pranuar se për këtë inspirohet nga mënyra se si Mariah Carey në mënyrë të vazhdueshme rikthehet pas dështimeve.

Krijuesi i hitit “Hot in Herre” kurrë nuk ka arritur që të përsërisë sukseset e dy albumeve të para, atë të vitit 2000 “Country Grammer” dhe “Nellyvillle” të vitit 2002, por këmbëngul se ai kurrë nuk do të dorëzohet sepse e di që mund ta rikthejë një ditë popullaritetin.

“Shikoni Mariah Careyn. Ajo ka pasur një pushim të shkurtër. Njerëzit mendojnë se ka mbaruar. Ata thonë gjithçka për të. Më pas krejt rastësisht ajo bëhet më e mira. Madje më e madhja. Shikoni se çfarë them dhe mendoj se kjo vërtet ndodh. Kështu, kur shikoni në shembuj të tillë nuk ka arsye pse të mos e aplikoj te vetja”, u shpreh Nelly.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)