Nelly Furtado me album të ri vitin e ardhshëm

SHBA, 20 nëntor - Nelly Furtado ka konfirmuar daljen në treg të albumit të ri në gjuhën angleze. 
Albumi, sipas këngëtares, pritet të lansohet vitin e ardhshëm. 
Albumi greatest-hits i Nelly-t, është lansuar këtë javë. Këngëtarja ka bërë të ditur se ka incizuar shumë këngë të reja, duke zbuluar sërish dëshirën për këndim. 
Furtado shpesh dëgjon muzikë në makinën e saj. Albumi i ri, siç thotë ajo, do të jetë më i forti nga të gjithë albumet e saj të deritashëm. 
Materialin e fundit, Mi Plan, Furtado e ka lansuar në vitin 2009. 
Albumi arriti të pozicionohet në top10-listat e tetë vendeve evropiane, duke fituar edhe Billboard Latin Albums Chart. 
















