05 Maj 2024

Neda në pushime me Ogrenin

Prishtinë, 25 qershor - Personazhja e njohur e “Big Brother Albania 4”, Neda Karafili, në një prononcim për gazetën “Epoka e re”, ka deklaruar se kohët e fundit pjesën më të madhe të kohës është duke ua kushtuar studimeve në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, pasi në këtë periudhë është sezoni i provimeve. “Këtë muaj unë po studioj.


Më duhet t’i shlyej ca provime që i kam për këtë sezon deri në korrik”, ka pohuar ajo.


Edhe pse e zënë shumë me studime, ajo nuk e ka harruar dashurinë për Kosovën. Fundjavën që ka shkuar Neda ka vizituar disa qytete të Kosovës.


“Këtë fundjavë kam vizituar Prizrenin, Prishtinën dhe Mitrovicën. Këtë vizitë e kam shfrytëzuar për t’u takuar me miqtë e mi, të cilët më kanë mbështetur gjatë kohës sa isha në ‘Big Brother Albania 4’”, ka thënë Neda.


Kurse për sa iu përket pushimeve verore, Neda është shprehur se ende nuk ka bërë plane për pushime konkrete. “Tani për tani nuk kam bërë plan për pushime konkrete, por një gjë është e sigurt se do t’i kaloj bashkë me Ogrenin”, ka bërë më dije Neda.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)