28 Mars 2024

Në Viti u mbajt Ora e Madhe Letrare

Viti, 26 mars - Në ambientet e Kuvendit Komunal në Viti, të shtunën u mbajt Ora e Madhe Letrare, në kuadër të Manifestimit Tradicional "Flakadani i Karadakut", kushtuar heroit e dëshmorit të kombit, Nijazi Azemi, komandant Mjekrra.

Kjo Orë e Madhe Letrare u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve "Ramadan Musliu" e Vitisë, nën udhëheqjen e Fadil Abazit, kryetar.

Këtë eveniment letrar e përshëndetën Bekim Azizi, kryesues i Kuvendit Komunal, Valmir Sahiti, drejtor i Drejtorisë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Fadil Abazi, kryetar i SHSHK "Ramadan Musliu". Moderatore ishte Xhezide Selimi.

Në konkurs kanë konkurruar 73 poetë, kurse juria i kishte përzgjedhur të lexohen 30 poezi, të botuara në broshurë. Poezitë e lexuara u vlerësuan nga juria e përbërë nga Agim Vinca, Fadil Maloku dhe Bilall Maliqi.

Çmimi kryesor "Flakadani i lirisë" iu nda poetit Adem Zejnullahu me poezinë me titull "Lëkurëharta ime", kurse Çmimi i parë iu nda poetit nga Tetova, Ejup Ajdinit me poezinë me titull "Kam frikë nga mallkimi".

Çmimi i dytë iu nda poetit Avni Azizi me poezinë "Princesha ime", ndërkaq Çmimi i tretë iu nda Teuta Mujit me poezinë "Gruas së dëshmorit".

Poezi lexuan: Adem Zejnullahu, Agim Desku, Albana Ajeti, Avni Konxheli (Preshevë), Arta Kurteshi, Ejup Ajdini (Tetovë), Ertrita Krasniqi, Hatixhe Ymeri Musaj, Minella Kureta (Tiranë), Kujtim Luma, Kumrije Shala (Pejë), Mirko Paja (Pogradec), Nexhat Rexha, Selvete Abdullahu, Rudi Berisha (Besianë), Rabije Bytyqi (Prizren), Shqipe Hasani (Prishtinë), Teuta Muji, Xhezide Selimi, Zeqir Fazliu, Zymer Haliti, Ilirida Ismaili, Ruzhdi Kçiku, Ahmet Pllana (jashtë konkurrencës) dhe Fadil Abazi.

Ndërkaq, u lexuan edhe poezitë e poetëve që nuk ishin prezentë: Afërdita Salihu, Avni Azizi, Elesa Halimi, Ligor Shyti, Majlinda Kovaçi, Minavere Muja Maka, Sadije Aliti dhe Shyqyri Sejdijaj.

Të gjithë poetëve iu ndanë fletë-falënderime. Në fund, për pjesëmarrësit u shtrua drekë në Restoranin "Iliria Park" në hyrje te Letnicës.

Kjo Orë e Madhe Letrare ishte e organizuar shumë mirë nga SHSH “Ramadan Musliu” e Vitisë.

Shkruar nga Ahmet Pllana
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)