Në shesh shfaqen filma me artistët shqiptarë nga diaspora

Prishtinë, 24 korrik - Mbështetur nga Ministria e Diasporës, në kuadër të Ditëve të Diasporës, sonte në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, në orën 21, projeksioni Abanian Beauty mban edicionin e tretë filmik.
Në këtë edicion do të shfaqen filma me artistët shqiptarë nga diaspora, të cilët përfaqësojnë denjësisht kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare.