21 Prill 2025

Në Pejë u promovua libri \" Haga e Ramush Haradinaj\"

Pejë, 31 maj - Në teatrin \"Istref Begolli\", në Pejë, para një numri të madh intelektualësh, publicistësh, artistësh e dashamirës së fjalës së shkruar, u bë promovimi i librit \"Haga e Ramush Haradinaj\", e autorit irlandez, Michael O\'Reilly.


Në fjalën e tij për të pranishmit, z. Haradinaj, foli për rolin e këtij libri në ndriçimin e asaj që ka kaluar. \"Sot po e bëjmë edhe një pjesë të asaj që njihet si ngurtësim apo përjetësim i një pjese të rrugës të asaj që dikur kemi kaluar. është mirë që kjo po ndodh edhe në Pejë, pra të rikonfirmohet, të riekspozohet ajo që është e shkruar në këtë libër. Duhet ta falenderoj z.O\'Reilly, sepse pa mundin e tij nuk do kishim një libër të tillë. Kur është shkru ky libër është mendu me i shërby vendit. Kosova dëshiron  dhe synon, të bëhet pjesë e mekanizmave ndërkombëtar, BE-së, OKB-së, NATO-s. Kosova ka përmbushë obligimet ndaj ligjit ndërkombëtar me kredibilitet të lartë, si rasti që po e flasim sot, që është në këtë libër dhe kësisoji Kosova mund të jep edhe një kontribut të saj në kualitetin për ligjin ndërkombëtar. është e nevojshme që qytetarët ta dijnë të vërtetën, pa marr parasysh etapat dhe angazhimet e protagonistëve. është e nevojshme që Kosova ta dijë të vërtetën e asaj periudhe.

Besoj që ky është një kontribut i vogël që do të ndërlidhë argumentet që Kosova ta ketë më të lehtë rrugën e saj drejt integrimeve, dhe njëkohësisht ne si qytetar të vendit ta kemi më të ndriçuar rrugën e së vërtetës për ne, për vendin në këtë kohë që është e mbushur me plot besime, shpjegime tjera.\"

Haradinaj falënderoi edhe z. Soren Jesen Petersen dhe znj. Grida Duma për kontributin e dhënë për librin.Ai gjithashtu falënderio edhe Universitetin Europian të Tiranës për botimin.


Në fjalën e tij, publicisti e shkrimtari, njëherit nënkryetar i AAK-së, Blerim Shala, tha: \"Ky libër mund të titullohej edhe \"Kosova e Ramush Haradinaj\" apo Ramush Haradinaj e Kosova\". Prej fjalës së parë e deri te e fundit, ky libër në fakt trajton të bëmat, punën, idetë, mendimet, flijimin, luftën dhe paqen e Ramush Haradinajt dhe familjes së tij për shqiptarët dhe Kosovën, ku kapitulli i Hagës është i pashmangshëm. është një relacion i rrallë që vendoset midis të një protagonisti shumë të rrrallë në historinë e re të shqiptarëve të Kosovës dhe fatit të një populli të tërë. Fati i një kombi shënohet me jetëshkrimet e personaliteteve të mëdha politike dhe ushtarake dhe në sakrificën e jashtëzakonshme të këtij kombi për sendërtimin e qëllimeve kryesore politike. Këto të dyja janë ta pandashme\" - tha Shala. Jeta dhe vepra e Ramush Haradinajt bënë, nëse mund të thuhet kështu, atë pjesën qendrore të mozaikut që është krijuar nga figurat kryesore politike, ushtarake të Kosovës që ishin në ballë të lëvizjes për çlirim dhe pavarësi.

Ramush Haradinaj, kuptoi krejt cka është dashur të kuptoj një prijës që është luftar, politikan, burr i kodeve të moçme shqiptare dhe burrështetas i kodeve bashkëkohore shtetërore. Ramushi e kuptoi që Kosova është emri i atdheut, që liria është emri i të qenurit shqiptar këtu, që sakrifica deri në flijimin e jetës duhet të bëhet duke nisë prej vetës dhe familjes për ta bërë atdheun e lirë. Kuptoi që edhe liria e atdheut garantohet vetëm me bërjen e shtetit të Kosovës, që politikat në Kosovë nuk bënë dhe nuk mund të behën sipër konceptit të istikameve, por të bashkëpunimit dhe tolerancës. Më në fund, kuptoi, më mirë se kushdo tjetër se interesi i atdheut që është shtet nuk fton pyetje për të bërë, por vetëm vendime dhe zotime për të marr. Për këtë shkak, Ramush Haradinaj nuk bëri as një të vetmen pyetje kur ndodhi Tribunali i Hagës, por vet e mori vendimin. Midis vetes dhe Kosovës, ai edhe këtë herë e zgjodhi Kosovën. Midis mllefit dhe dëshpërimit në njërën anë dhe luftës, kësaj here për drejtësi, ai edhe këtë here e zgjodhi luftën për drejtësi. Fitoi në luftë si luftëtar i kombit, fitoi në paqe si politikan i shtetit. Fitoi si një kryeministër i shkëlqyeshëm\" - tha në fjalën e ti .zShala

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)