Nё Pejё do tё mbahet festivali i filmit tё animuar Anibar
Pejë, 18 korrik - Edicioni i katёrt i festivalit tё filmit tё animuar Anibar mbahet nga data 9 deri mё 14 Gusht nё qytetin e Pejёs.
Numri i filmave qё kanё aplikuar kёtё vit pёr tё qenё pjesё e festivalit ka shkuar deri nё 585.
Filmat e animuar vijnё nga shtete tё ndryshme tё Evropёs, Afrikёs.Azisё, SHBA-v dhe Amerikёs latine.
Nё programin e kёtij edicioni tё festivalit janё pёrzgjedhur pёr pjesёmarrje 111 filma me tematika tё ndryshme, e qё do të shfaqen gjatë 6 ditëve të festivalit nё tre kinematë e qytetit, të improvizuara nga stafi i Anibar-it. Filmat janё tё ndarё nё 4 kategori tё ndryshme: International, Ballkans, Students, Kids.
Nё kategorinё International garojnё 50 filma, nder te cilat: Filmi holandez Junkjard, fitues i 20 cmimeve nё festivale tё ndryshme prestigjioze; Fear of Flying nga Irlanda, i shfaqur nё Tribeca Internacional Film Festival njёkohёsisht fitues i mbi 10 cmimeve nё festivale tjera.
Poashtu, nё kёtё edicion do tё shfaqet premiera e filmit Next Generation e autores franceze Yann Jouette, si dhe filma tё tjerё.
Kategoria Students pёrfshinё gjithsej 27 filma tё animuar tё punuar nga studentё absolventё tё universiteteve botërore. Njёri ndёr ta ёshtё filmi i animuar Rabbit and Deer nga Hungaria, fitues i 24 cmimeve ndёrkombёtare.
Kategoria Ballkans pёrfshinё 16 filma nga regjisorё tё vendeve ballkanike. Filmat nga Greqia, Turqia, Bullgaria, Shqipёria dhe Serbia do të garojnë për çmimin e filmit tё animuar më tё mirë Ballkanik.
Kategoria Kids pёrmbanё 18 filma tё animuar pёr fёmijё tё cilёt do të shfaqen çdo ditë nga ora 12:00 në kinemanë Jusuf Gervalla.. Kёta filma nuk kanё karakter garues.
Këtë vit festivali do të kete edhe katёr programe speciale:
Kinematografia italiane ёshtё prezantim i filmave të prodhuar prej vitit 2002 deri në vitet e fundit tё animatorëve italian me kurator Andrea Martinioni.
Retrospektivё nga autori serb Nikola Majdak, (1927-2013) autor i mbi 300 filmave artistik, dokumentarё dhe filma të animuar si drejtori, skenaristi, drejtori i fotografisë apo kameraman në mbi 68 vjet karrierё. U përfshi në mesin e 100 autorëve më të mirë të filmave të animuar në botë nga animatorI dhe themeluesi ASIFA-s John Hallas. Ishte themelues dhe drejtor artistik i festivalit evropian të filmit të animuar "Balkanima".
Animacioni afrikan me kurator Dr Mohamed Ghazala, një lektor, artist i filmave të animuar, si dhe themelues dhe drejtor i Asociacionit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar "ASIFA" në Afrikë. Ai ka punuar si pedagog në Universitetin Minia. Dr. Ghazala ka drejtuar dhe bashkëdrejtuar shumë filma fitues, si "Karnavalet" (2001) dhe "Shoe Honyan-së" (2009).
Femrat ne animacion me kuratoren Nancy Denney-Phelps, njё gazetare qё shkruan pёr animacionet dhe festivalet evropiane si dhe producente e kolonave zanore nё animacion.
Përveç kinemasë sё qytetit Jusuf Gervalla qё do shfaq filma pёr femijё, filmat e tjerё do tё shfaqen nё dy kinematё e hapura: Kino Urban nё kompleksin rinor dhe Kino Liqeni nё parkun e qytetit.