Në Muzeun e Kosovës hapet ‘Ekspozita Bazë’

Prishtinë, 23 shkurt - Sot në Muzeun e Kosovës do të bëhet hapja solemne e ‘Ekspozitës Bazë’, e para e konceptuar si e këtillë, ku do të prezantohen eksponate të periudhave të ndryshme historike që nga Neoliti e deri te Pavarësia e Republikës së Kosovës më 2008.
Në këtë ekspozitë do të prezantohen eksponate edhe të heronjve Isa Boletini e Adem Jashari.
Të gjitha këto janë artefakte të trashëgimisë së luajtshme kulturore të Kosovës dhe pasqyrojnë identitetin kulturor dhe historike të Kosovës.
Objektet e heronjeve do të jenë të ekspozuara për publikun në kuadër të ‘Ekspozitës Bazë’ në një afat të përkohshëm deri në muajin maj.
Në hapjen e ‘Ekspozitës Bazë’ do të marrin pjesë personalitete të shumta nga politika vendore, nga trupat e huaja të akredituara në vendin tonë dhe nga fusha e kulturës e trashëgimisë.