Në Muzeun e Kosovës fillom Kampi Rajonal i Restaurimit

Prishtinë, 15 maj - Sot në Muzeun e Kosovës, ka filluar Kampi Rajonal i Restaurimit nga Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij - Shqipëri me temë Konservimi dhe interpretimi i objekteve muzeale, me 20 profesionistë të rinj dhe 8 ligjerues e konservues nga Ballkani dhe Europa.
Pjesëmarrësit do të fokusohen në konservimin e objekteve dhe interpretim në Muzeun e Kosovës.
Ligjëratat dhe ushtrimet që do të mbahen përgjatë Kampit do të mbulojnë tema si: konservimi dhe rijetëzimi i objekteve muzeale, principet dhe metodat e dokumentimit, si dhe teori dhe ushtrime të interpretimit të trashëgimisë.
Pjesëmarrësit do të punojnë nën drejtimin e një ekipi restauratorësh ndërkombëtarë dhe stafit të Muzeut të Kosovës.
Objektet e punës variojnë nga ato të gurit, qeramikës, metalit, tekstilit, si dhe objekte të bëra nga materiale të përzier.
Ky Kamp Rajonal i Restaurimit organizohet në partneritet me Muzeun e Kosovës, si dhe mbështetet financiarisht nga Shteti i Suedisë.
Kampi do të zgjatë deri më 26 Maj 2017
Sot, në ditën e tretë ka filluar të marr formë murali Ne jemi trashëgimia, i cili prezanton kreativitetin e nxënësve të inspiruar nga thesari muzeor duke e pasqyruar atë në kontekstin artistik. Ky mural, është pjesë e programit edukativ mes Muzeut të Kosovës dhe Shkollës Teknike 28 Nëntori, në Prishtinë. Murali në fjalë, pritet të përfundojë me 18 Maj 2017, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.