08 Maj 2024

Në maj dasma e Shakira-Pique

Barcelonë, 12 mars - Shakira dhe Gerrard Pique mund të kurorëzojnë dashurinë e tyre në Barcelonë në muajin maj.

Të paktën ky është lajmi që kanë publikuar ditën e djeshme mediat spanjolle, sipas të cilave rrëfimin për këtë eveniment e ka bërë pikërisht futbollisti i katalanasve te miqtë e tij më të ngushtë.

Sipas informacioneve më të fundit, mësohet se çifti ka marrë vendimin për të kurorëzuar dashurinë e tyre, e cila zgjat prej 2 vitesh në martesë, në qytetin e Barcelonës, pikërisht në pronën që këngëtarja kolumbiane ka blerë.

Mendohet që në dasmë të jenë të ftuar vetëm miqtë më të afërt të futbollistit dhe këngëtares.

Pique ka bërë të ditur se po mendon që të ngjitet në altar në muajin maj, por ende nuk është konfirmuar saktësisht nga mbrojtësi i kampionëve të Evropës.

Një tjetër detaj i rëndësishëm që është zbuluar së fundmi, është fakti se si dëshmitar i martesës Shakira ka zgjedhur ish të dashurin e saj, Antonio De La Ruja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)