29 Mars 2024

Në kërkim të Venerës, Luaneshet e Kodrës dhe Pa vend në Festivalin e Sarajevës

Prishtinë, 22 korrik - Tre filmat nga Kosova, ‘Në kërkim të Venerës’ me regji nga Norika Sefa, ‘Luaneshat e Kodrës’ me regji nga Luana Bajrami dhe ‘Pa vend’ me regji nga Samir Karahoda, do të jenë pjesë e konkurencës zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Sarajevës.

‘Në kërkim të Venerës’ kishte premierën në Rotetardam ku fitoi çmimin Special të Jurisë; ndërsa ‘Luaneshat e Kodrës’ dhe ‘Pa vend’ ishin filmat e parë nga Kosova që shfaqën premierat në Festivalin e Kanës, në programin ‘Director’s Fortnight’ dhe në kategorinë kryesore.

Kjo do të jetë prezencë e madhe e filmbërësve tanë, ku vitin e kaluar Kosova rrëmbeu zemrën e Sarajevës me filmin ‘Exil’ të regjisorit Visar Morina.

Tre filmat janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)