28 Mars 2024

Në Ditën e të Drejtave të Njeriut hapet ekspozita “Gjithë lotët tanë”

Prishtinë, 10 dhjetor - Qendra Burimore për Persona të Zhdukur dhe Integra organizojnë hapjen e ekspozitës “Gjithë lotët tanë” për të shënuar 10 dhjetorin, Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Kjo ekspozitë unike u dedikohet rrëfimeve të viktimave të luftërave në rajon dhe ka për qëllim të njoftojë publikun e gjërë me rrëfimet e tyre duke shërbyer kështu edhe si thirrje për përkrahje për viktimat dhe grupet e tjera të prekura, në kërkimin e tyre për të vërtetën dhe drejtësinë.

Ekspozita përbëhet prej 34 fotografive origjinale, të bëra nga fotografët Atdhe Mulla, Arbnora Memeti, Nake Batev dhe Borislav Pesiç.

Këto fotografi paraqesin aspekte të luftërave në ish-Jugosllavi – fotografi familjare të të pagjeturve, vende të krimeve, varreza masive, persona të zhvendosur brenda vendit dhe memoriale, por gjithashtu edhe pasojat e stërzgjatura të konflikteve që ndjehen edhe sot, duke treguar tërë tragjedinë dhe kompleksitetin e luftës.

Kjo ekspozitë është pjesë e aksionit “Fuqizimi i zërave gjithëpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave” zbatuar nga Integra, Lëvizja për Paqe PAX, Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (ICTJ), Iniciativa e Re Sociale (NSI), Iniciativat Qytetare (CI), dhe Aksioni Paqësor (PA), mbështetur nga Bashkimi Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)