21 Prill 2025

Ndahet toka në dysh në kujtim të viktimave të masakrës në Norvegji

Oslo, 11 mars  - Artisti suedez Jonas Dahlberg është përzgjedhur  të jetë krijuesi i memorialit zyrtar në vendngjarjen e masakrës së vitit 2011 në Norvegji, ku ekstremisti Anders Breivik vrau 69 njerëz, duke goditur rëndë shtetin skandinav.


Memory Wound (Plaga e Kujtimit) do të quhet vepra artistike e Dahlberg dhe do të realizohet në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe të padëgjuar më parë.

Dahlberg do të ndajë në dysh gadishullin Sørbråten, i cili gjendet përballë ishullit Utøya, në të cilin u krye masakra. Sipas BBC, materiali i përfituar nga prerja e tokës do të përdoret pastaj për të ndërtuar bazën e memorialit.

Ky memorial do të vendoset para ndërtesës së qeverisë në Oslo, aty ku Breivik vendosi një bombë, me të cilën vrau tetë njerëz të tjerë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)