04 Maj 2024

Ndahen Johnny Depp dhe Vanessa Paradis

Los Angelos, 20 qershor - Johnny Depp dhe Vanessa Paradis janë ndarë pas 14 vitesh së bashku. Publicisti i aktorit ka lajmëruar “ndarjen miqësore” mes aktorëve për mediat amerikane.

“I lutem mediave që të respektojnë privatësinë e tyre dhe veçanërisht privatësinë e fëmijëvë.”

Cifti ka dy fëmijë: Lily-Rose 13 vjeç dhe Jack 9 vjeç. Ata nuk janë parë më së bashku në një event publik që në vitin 2010.

Kishte muaj që qarkullonin zëra për probleme në marrëdhënien e tyre, por Depp dhe Paradis gjithmonë kanë përgënjeshtruar këto lajme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)