Natalie Portman shet fustanin e mbrëmjes Oscar

New York, 7 mars - Fustani i Christina Dior që Natalie Portman përdori në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar është shitur nga firma Rare Vintage tek një person anonim për të cilin dihet vetëm se është një koleksionist mode.
Personi, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e ka blerë fustanin e kuq për 50 mijë dollarë.
Një nga përgjegjëset e shitjes së fustanit tha: Portman u dashurua menjëherë me fustanin sapo e pa. Ishte dashuri me shikim të parë. Gjithashtu i rrinte shumë mirë dhe nuk i është bërë asnjë ndërhyrje veshjes. Ishte fustani perfekt për vajzën perfekte.
Zërat lindën në mbrëmjen e çmimeve Oscar: Natalie Portmna dhe Benjamin Millepied mbanin unaza që sugjeronin se mund të ishin martuar në fshehtësi të plotë.
Tashmë lajmi është konfirmuar nga Jamie Wolf, i cili është mik i bashkëshortit të protagonistes së Black Swan.
Unazat i kam dizenjuar unë, është shprehur Wolf për Us Weekly.
Por, miku i Millepied nuk ka zbuluar detaje se si, kur dhe ku është kurorëzuar marrëdhënia e Natalie Portman. Cifti ka një fëmijë tetë muajsh.