02 Maj 2024

Natalie Portman lë aktrimin

Hollywood, 10 maj - Fituesja e çmimit Oscar, Natalie Portman, ka deklaruar se ajo mund ta lë aktrimin për t`u fokusuar në familjen e saj.

Portman e cila momentalisht është duke u parë në top filmin “Thor”, është në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarin Benjamin Millepied.

Në një intervistë për "The Sun", Portman foli për dëshirën e saj që të ndjekë gjurmët e ikonës hollywoodiane Audrey Hepburn, e cila e la Hollywoodin për të krijuar familjen.

“Audrey bëri zgjedhje të mira në jetë. Dita ditës po e kuptoj se sa e pa rëndësishme është të jesh në librat e historisë apo diçka të tillë. Të vini kohën dhe energjinë tuaj në dispozicion të fëmijës, kjo vlen”, theksoi Portman. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)