21 Prill 2025

Muzeu i Fotografisë "Marubi" nominohet më i miri në Europë

Tiranë, 6 dhjetor - Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi" në qytetin e Shkodrës është nominuar për çmimin "Muzeu më i mirë i vitit në Evropë".

Ai vlerësohet për faktin se u jep vizitorëve një atmosferë unike, duke i kushtuar vëmendje të veçantë edukimit të brezave.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi" i përuruar në maj të këtij viti përmbledh foto që nga themelimi i studios më 1856 dhe deri në vitin 1989 dhe ka një arkivë prej 500 mijë fotografish.

Ceremonia e ndarjes se çmimeve "Muzeu më i mirë i vitit në Evropë", ku mes të nominuarëve është edhe "Marubi" do të zhvillohet në Zagreb në datat 3 deri në 6 maj 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)