21 Prill 2025

Motrat Kardashian prezantojnë "Kollection for Sears"

New York, 13 nëntor - Pas lindjes së vogëlushes North ylli televiziv Kim Kardashian ka arritur të rikthejë format e mëparshme bombastike. Këtë e ka vërtetuar më së miri edhe ditën e djeshme gjatë prezantimit të koleksionit të ri të veshjeve.

Kim së bashku me motrat Khloe dhe Kourtney u shfaq super seksi.

E veshur me një fustan të zi që ekspozonte dekoltenë joshëse, bukuroshja bjonde dukej mahnitëse.

"Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra jonë. Jo fama por të meremi me modë", ka thënë Kim. "Kollection for Sears” është linja e re e veshjeve të cilën motrat Kardashian e kanë promovuar ditën e djeshme.

Në skenë Kim ka qenë në qendër të vëmendjes, ndërkohë që u shfaq me një fustan të zi ndërsa dy motrat e saj me të kuqe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)