03 Maj 2024

Moss: Dua të hap një shkollë modelesh

Londër, 22 dhjetor - Kate Moss kërkon të hapë një shkollë modelesh. Për modelen britanike të ecësh në pasarelë dhe të pozosh për një set fotografik është art më vete.

“Puna e modeles është art. Kur je në pasarelë nuk je vetvetja, je tjetër person dhe si rrjedhim duhet të veprosh si një tjetër person”, shprehet Moss.

Britanikja mendon se është plotësisht në gjendje të ushtrojë rolin e profesoreshës për aspirantet për supermodele.

“Mund të jesh personi më i zgjuar në botë, por kjo nuk do të thotë që mund të bëhesh profesor i mirë. Unë nuk jam si ato “sirenat” braziliane por gjithmonë kam punuar shumë dhe kam arritur rezultate. Këtë gjë dua t’ia mësoj edhe modeleve të ardhshme”, përfundoi Kate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)