30 Prill 2024

Monica Bellucci, ende shumë e re dhe e freskët

Romë, 5 dhjetor - Monica Bellucci, edhe pse me dy fëmijë dhe në moshën 47-vjeçare, duket ende shumë e re dhe e freskët, por tashmë ka filluar të luajë rolin e mamasë në reklama.

Në reklamën e fundit të Dolce & Gabbana, modelja italiane ka promovuar koleksionin e vjeshtës së vitit 2012 duke u fotografuar me atë që është paraqitur si familja e saj.

Në këtë set fotografik ka qenë e pranishme dhe modelja 27-vjeçare italiane Bianca Balti, e cila edhe pse 20 vjet më e re se Bellucci duket më shumë si motra e vogël e saj dhe jo si vajza.

Këto foto janë bërë disa muaj më parë në Portofino të Italisë nga fotografi Giampaolo Sgura.

Monica Bellucci është e martuar me aktorin francez Vincent Cassel, me të cilin ka dy vajza, Deva (7 vjeç) dhe Leoni (1 vjeç). Ajo ka interpertuar kohët e fundit në disa filma hollivudianë ku spikasin ‘The Whistleblower’ (me Rachel Weisz) dhe ‘The Sorcerer’s Apprentice (me Nicholas Cage).