28 Mars 2024

MKRS shpërndan nga 210 tituj të rinj për 37 bibliotekat komunale

Prishtinë, 3 mars - Nga sot, bibliotekat e komunave të Kosovë, fondin e tyre do ta kenë më të pasur me nga 210 tituj të rinj të librave. Kjo u mundësua me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), në një ceremoni tashmë tradicionale që ministria organizon çdo vit.

Me politikat e saj për librin, MKRS-ja mbështet financimin e botimit dhe të blerjes së tij. Më pas, kontingjentin e blerë të librit e shpërndan çdo vit për bibliotekat komunale të Kosovës, siç u organizua edhe ceremonia e sivjetme në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës (BKK).

Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryesuesi i Këshillit Drejtues të Bibliotekës, prof. Osman Gashi, drejtori i BKK-së, Fazli Gajraku, zyrtarë të MKRS-së dhe përfaqësues të bibliotekave komunale të Kosovës.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi, vlerësoi se libri, si miku më i mirë, sot na ka bërë bashkë. Ajo u shpreh se hallka më e dobët e cila ka qenë në përkrahjen e komunave për kulturën, kanë qenë bibliotekat dhe duke e pasur parasysh këtë fakt, ne si ministri në kuadër të programit, e përkrahim botimin e librit, i blejmë librat e ri të botuar nga shtëpitë botuese dhe ua shpërndajmë bibliotekave titujt e ri që ato të pasurojnë fondin e tyre bibliotekar.

“MKRS-ja me politikat e saj për disa vite ka fuqizuar dhe ka ndjekur një rrugë të shpërndarjes së librave dhe uroj që edhe kryetarët e komunave të jenë më koshientë që përmes subvencioneve ose pjesëve programore që ta sigurojnë një buxhet për këto biblioteka”, tha ministrja, e cila tha se buxheti dhe përkrahja për librin rritet për çdo vit.

Ministrja sqaroi se ky fond i librave me 27 tituj shpërndahet në 37 komuna të Kosovës si dhe në pjesën e Luginës së Preshevës.

Në emër të përfaqësuesve të bibliotekave komunale, foli drejtori i Bibliotekës së Komunës së Prishtinës, Munish Hyseni, i cili tha se ata bëjnë pyetësor çdo vit, për të marrë informacion se çfarë u intereson anëtarëve të bibliotekës të lexojnë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)