MKRS ndan çmimet në fushën e arteve pamore “Muslim Mulliqi”

Prishtinë, 6 gusht - Sot në Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e arteve pamore “Muslim Mulliqi” të cilat ndahen për herë të parë.
Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore i ndahet Muslim Mulliqit - post mortem.
Po ashtu, Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” i ndahet Akademik Xhevdet Xhafës.
Çmimi Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor i ndahet prof. Fatmir Krypa.