21 Prill 2025

MKRS-ja investon 400 mijë euro në Prizren

Prishtinë, 2 shkurt - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar dy memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit, me qëllim të mbështetjes financiare për projektin: \"Ndërtimi i Pishinës Olimpike në Prizren\", me vlerë prej 200 mijë euro, dhe mbështetjen financiare për projektin: \"Ndërtimi i Stadiumit në Zhur - Prizren\", gjithashtu në vlerë prej 200 mijë euro.

Nëpërmjet këtyre memorandumeve, MKRS-ja angazhohet që të ndihmojë Prizrenin, në përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit dhe të krijohen kushte të volitshme për veprimtari sportive në këtë vend.

Përveç këtyre investimeve në fushën e sportit, MKRS-ja në projeksionet buxhetore, sivjet do të investojë në Prizren edhe në fushën e Trashëgimisë Kulturore, me një varg projektesh të rëndësishme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)