MKRS investon 985 mijë euro në Skenderaj

Prishtinë, 25 prill - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vazhdën e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës kulturore dhe sportive në vend, ka nënshkruar sot dy memorandume bashkëpunimi me Komunën e Skenderajt.
Këto memorandume kanë për qëllim mbështetjen financiare të projektit Renovimi i Qendrës së Kulturës në Komunën e Skenderajt, me vlerë 315 mijë euro dhe projektit Faza Përfundimtare e Ndërtimit të Palestrës së Sportit, me vlerë 670 mijë euro.
Ministri Kujtim Shala dhe nënkryetari Fadil Nura u shprehën se këto projekte do të jenë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe realizimi i tyre krijon kushte më të mira për aktivitete më të mira dhe të suksesshme në kulturë dhe sport.