Miss Nevada mori titullin Miss Amerika

New York, 10 qershor - Miss Nevada mori titullin Miss Amerika dje në mbrëmje, duke lënë pas 50 konkurrentet e tjera për titullin. Ajo do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në garën e Miss Universit.
Nia Sanchez, është instruktore e arteve marciale dhe në përgjigje të një pyetjeje nga juria, tha se gratë duhet të jenë në gjendje të vetëmbrohen, si një nga mënyrat për tu përballur me problemin e përdhunimeve në universitete.
24 vjeçarja nga Las Vegasi tha se ndërgjegjësimi për këtë çështje është shumë i rëndësishëm. Shoqëruesja e parë e Missit ishte Miss Dakota e Veriut, Audra Mari.
Konkursi i bukurisë u mbajt këtë vit në Baton Rouge të Luizianës.