28 Prill 2024

“Minus the Bear” feston 10 vjetorin e krijimit

Manhatan, 12 dhjetor - Anëtarët e grupit të muzikës rrok nga qyteti i Seattle-it  “Minus the Bear” kanë 10 vjet që punojnë bashkë dhe të katër albumet i kanë regjistruar në studion e tyre muzikore. Por albumi i fundit ka një risi.

I titulluar “Omni”, ky album, është përmbledhja e të gjitha këngëve më të mira të grupit në vite, dhe grupi po e bën promovimin e tij në një turne që ka nisur anembanë Shteteve të Bashkuara.

Pjestarët e grupit, “Minus the Bear” kanë kënduar bashkë që kur ishin 20 vjeçarë.

Grupi po feston tani 10 vjetorin e tij, përmes një turneu anembanë Shteteve të Bashkuara, ku po këndojnë këngët e albumit të tyre të parë “Higly Refined Pirates”.

Këngëtari dhe udhëheqësi i grupit Jake Snider thotë disa këngë të albumit ata nuk i kanë  interpretuar ndonjëhere në koncerte.

.. Nuk i këndojmë shpesh këto këngë, sepse tani përfaqësojmë brezin e 30 vjeçarëve, dhe nuk jemi më 20 vjeç”.

Edhe kitarristi Cory Murchy thotë se pritja e publikut ka qenë më e mirë se ç’mendohej.

“Këto këngë ka rreth 10 vite që janë krijuar dhe të marrësh atë energji pozitive nga publiku është e mrekullueshme”.

“Unë nuk dua t’i kthehem çështjes së moshës, unë jetoj momentin dhe e vlerësoj shumë që njerëzit na ndjekin ende nëpër koncerte”.

Kritika ka vlerësuar albumin e katërt të grupit me titull “Omni”, për ekuilibrin mes muzikës alternative rrok dhe muzikës pop.

Snider thotë se të mbahej kjo barazpeshë ishte një nga kënaqësitë që iu dha puna me albumin.

“ .. .ishte një përzierje e rrymave të ndryshme muzikore, dhe ne u përpoqëm t’i sjellim në rrymën e muzikës pop”.

Grupi “Minus the Bear” e regjistroi albumin “Omni” në studion e tyre në Seattle. Por për herë të parë, pjestarët e gurpit ftuan edhe një producent  të njohur. Joe Chicarelli, ka patur sukses të madh gjatë 30 viteve të fundit, duke punuar me emra të spikatur të shumë grupeve të muzikës pop dhe rok alternativ.

“Ishte një përvojë interesante, proçesi i regjistrimit të zërave ishte shumë i suksesshëm e dha një rezultat shumë të mirë”.

Që prej 10 vitesh që grupi “Minus the Bear” ka nisur të punojë sëbashku, Interneti dhe përhapja dixhitale e këngëve ka ndryshuar industrinë muzikore. Murchy dhe Snider thonë se grupi është përshtatur gjatë kësaj kohe ndryshimesh.

“Tani një adhurues i muzikës sonë mund të hyjë në internet e të përzgjedhë këngët e muzikën që dëshiron. Dhe ky është një hap i madh për ata që e pëlqejnë muzikën. Ata vendosin vetë nëse duan ose jo diçka përpara se t’a blejnë albumin”, thotë Murchy.

“Është vështirë të përcaktosh përgjatë këtyre 10 viteve ndryshimet, nëse nuk do të kishte këto zhvillime të kësaj natyre. A do të kishim këtë shikueshmëri që kemi nëse nuk do të ekzistone qasja dixhitale në muzikë, apo do të ishte më e madhe...? Është e vështirë të thuhet. Por kohtë tona na japin më shumë publicitet, pasi në kohën tonë ishte vetëm radioja apo kaseta që qarkullonte tek gjithë klasa“, thotë Shnider.

Jake Snider thotë se talenti i grupit “Minus the Bear” për gjetje të reja është rezultat i pesë mëndejve të ndryshme që punojnë bashkë.

Ndërsa Cory Murchy thotë se ndonëse ka risi nga një album tek tjetri, ende grupi ka një prirje të njëjtë për të sjellë muzikën e tyre përpara adhuruesve të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)