Ministria e Diasporës ndan çmimet “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari i vitit”

Prishtinë, 2 gusht - Sot Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ndan çmimet vjetore “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari i vitit”..
Mysafir nderi do të jetë tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj, fitues i çmimit “Mërgimtar i vitit” në fushën e kulturës.
Çmimet i ndajnë kryeministri Ramush Haradinaj, ministri Dardan Gashi, Pandeli Majko, ministër i shtetit për Diasporën i Republikës së Shqipërisë, dhe ministri i Diasporës i Maqedonisë, Edmond Ademi.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në rezidencen e Presidentit Ibrahim Rugova ne Velani.